E martë, 29 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Meta i fton shqiptarët që në 25 prill të shpërbëjnë reformën në drejtësi

Për kryeministrin Edi Rama, thirrjet e presidentit Ilir Meta për referendum në 25 prill janë një ftesë për shpërbërjen e reformës në drejtësi.

 

Reklamë

Teksa bashkëbisedoi me gazetarët si çdo javë, Rama deklaroi se në 25 prill shqiptarët kanë vetëm dy rrugë: ose reformën në drejtësi, ose Ilir Metën.

 

“Ilir Meta duhet falenderuar sepse ka sqaruar plotësisht ekuacionin e referendumit, i cili ishte një ekuacion i paplotë, me vetëm njërën anë. Që në 25 prill referendumi popullor do të shpërbëjë reformën në drejtësi. Tani Ilir Meta i fton shqiptarët në një referendum ku duhet të zgjedhin: me drejtësinë deri në fund apo me Ilir Metën. Zgjedhje më të qartë, më të drejtpërdrejt shqiptarët nuk mund të kenë në 25 prill. Për këtë Meta duhet falenderuar.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë