Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama kanë qënë të parët ndër drejtuesit më të rëndësishëm të vendit të cilët vendosen lule dhe kryen homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve për nder të 5 Majit.

Ata ishin ntek Varrezat e Dëshmorëve në të njëjtën orë 10:00 bashkë me pjestarë të tjerë të kabinitetit qeveritar, mes të cilave edhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, veteranë dhe të afërm të të rënëve në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare të cilët vendosën kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”, në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste.

Megjithatë pavarësisht se ishin në të njëjtën kohë në këtë ceremoni zyrtare, Rama dhe Meta u përshendeten fare pak në momentin e mbërritjes dhe më tej vijuan të ndarë homazhet duke mos komunikuar më. Pasqyrë kjo edhe e momentit politik në vend, ku Meta dhe Rama kanë kritikuar shpesh në distancë njeri tjetrin për disa cështje të ndryshme.

Ndërkohë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve zhvilloi edhe kreu I bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me kreun e këshillit bashkiak Aldrin Dalipi.

Kreu I kuvendit Gramoz Ruci ishte në Fier ku nderoi bashkë me deputetet e këtij qarku, dëshmorët e luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *