Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimit të mbajtur nga Presidenti Meta në lidhje me çështjen e projektit të Unazës së Madhe.

 

Në një postim në Twitter, Rama duke ironizuar shprehet se Ilir Meta është drejtuesi më serioz i opozitës.

 

Sipas Ramës, Meta po e lexon Kushtetutën njësoj si opozita dhe se po ashtu urren edhe qeverinë.

 

“E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës.Kushtetutën e lexon njësoj si ata.Qeverinë e urren njësoj si ata.Rrëmujën e uron njësoj si ata.Po ndryshe nga ata,ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra “ligjore” dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes”

https://twitter.com/ediramaal/status/1092064815747686401

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *