Subscribe

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e arsimit Evis Kushi prezantuan në Lezhë platformën online Akademia.al, e cila do të mundësojë krijimin e klasave virtuale.

Në aktivitetin e zhvilluar ku u dhuruan disa tableta për fëmijët që zhvillojnë mësimin në klasa kolektive, Rama u ndal te rëndësia që digjitalizimi ka në formimin edukativ sa më cilësor të këtyre nxënësve.

EDI RAMA KRYEMINISTER
“Nisma për digjitalizimin e plotë të klasave kolektive që fëmijët të kenë akses sipas moshës së tyre nga mësuesit më të mirë të vendit, është një nismë që kthen në mundësi një krizë të shkuar që mund ta zgjidhim përfundimisht duke digjitalizuar gjithë rrjetin e fëmijëve që bëjmë klasa kolektive.”

 

Mësimdhënia virtuale sipas kryeministrit do të vazhdojë edhe pas përfundimit të pandemisë.

“Në këtë krizë, kjo që po ndodh me arsimin është e jashtëzakonshme. Programi i mësimdhënies digjitale nuk do reshtë kur të përfundojë pandemia, do vazhdojë të zhvillohet dhe sofistikohet dhe të bëhet pjesë e pandashme e arsimit.”

Ndërkaq kreu i qeverisë përsëriti thirrjen për respektimin e masave, jo vetëm për të shmangur një izolim të dytë, por për të mbrojtur shëndetin gjatë këtij sezoni gripi ku pasojat mund të jenë edhe më të rënda.

“Me gripin e stinës bashkë që vetvetiu e dobëson organizmin, virusi mund të jetë fatal.”

Rreth 20 mijë mësues dhe 100 mijë nxënës janë aktualisht të regjistruar në platformën akademi.al në të cilën do të zhvillohet mësimi online në varësi të ecurisë së pandemisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *