E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Mesazhi i takimit historik, domethënës edhe sot

 

Kryeministri Edi Rama ka uruar 140 vjetorin e lidhjes së Prizrenit. Në facebook ai shkruan se mesazhi i lidhjes kumbon i thjeshtë, por domethënës, dje, sot e përgjithmonë: asnjëherë virtyti dhe aq më pak fati e kanë braktisur një Shqipëri të përbashkuar. “Kjo ditë na kujton gjithashtu se po i afrohemi fundit të gjysmës së parë të vitit të Skënderbeut, arritjet pa zhurmë dhe eventet unike të të cilit po zhvillohen anembanë kombit shqiptar në trojet e tij stërgjyshore dhe në diasporë”, – shkruan kreu i qeverisë.

 

Edhe ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka uruar 14-vjetorin e lidhjes. Sipas tij, shqiptarët në të gjithë rajonin, duhet të orientohen drejt thellimit të demokracisë, fuqizimit të shtetit të së drejtës dhe perspektivës së përbashkët europiane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë