Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë pas akuzave të hedhura nga opozita pas Konferencës së Donatorëve, por edhe pas planit të presidentit Ilir Meta për t’u ngritur në protestë në 2 mars. Rama tha në “Tëitter” se sjellja e tyre vjen për shkak të inatit se gjatë Konferencës së Donatorëve pati shumë dashuri për Shqipërinë.

 

“Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë i’u bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt, ata u marrosën… Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh! Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar.”

 

Sapo u bë publike shuma e mbledhur për rindërtimin pas tërmetit, opozita vuri në dukje se pjesa më e madhe është kredi. Po ashtu, opozitarët nënvizuan se këto para do të shkojnë në xhepat e pushtetarëve. Ndërsa presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar një tubim mbarëpopullor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa ka shfrenuar edhe gjuhën ndaj shumicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *