Pas raportit të KE, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe kryeministri i vendit Edi Rama kanë dalë në një konferencë për mediat.

 

Kreu i qeverisë në fjalën e tij është shprehur se rikonfirmimi i rekomandimit për celjen e negociatave nuk ishte surprizë, pasi është konfirmim që janë bërë të gjitha “detyrat e shtëpisë”.

 

“Për ne kjo nuk është një surprizë, është afirmim i faktit se kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë dhe pikërisht se i kemi bërë me përpikëri, KE, mekanizmi më i besueshëm lidhur me vlerësimin e ecurisë së një vendi, sot ka konfirmuar rekomandimin pozitiv pa kushte për celjen e negociatave për anëtarësim për në BE. Faktikisht vitin e shkuar mori një rekomandim pa kushte dhe KE vendosi që në qershorin e 2019 të zyrtarizoje celjen e negociatave dhe ne dhjetorë të nisë procesi me konferencën ndërqeveritare, cka është e  rëndësishme për ne, për të gjithë shqiptarët, është se përsëri Komisioni ka konfirmuar progres dhe bazuar në fakte e shifra ka rirekomanduar celjen e negociatave, ndërkohë që ndryshe nga çka ndodhur ne të shkuarën. Shqipëria ka filluar  një proces skanimi që nis pa çeljes. Pra Shqipëria nuk ka humbur asnjë minutë. Ky ka qenë një vit pune intensive në aspektin e skanimit të të gjithë aspektet e legjislacionit. Hapi i dytë konfirmues është këshilli Europianë, por dallimi është i qartë, në hapin e parë kriteret janë objektive, në hapin e dytë është gjykim politik dhe për këtë arsye në këtë kohë të mbetur ne do të bëjmë gjithçka që të influencojmë gjykimin politik. Kam lexuar me shumë kënaqësi sot një editorial të ministrit të shtetit per Europen të Gjermanisë, i cili ne mënyrë të admirueshme ka përcaktuar kornizën e patjetërsueshme në bazë të së cilës Gjermania dhe të gjitha vendet e BE duhet të celin negociatat.”

 

Ndërsa nga ana tjetër ambasadori Soreca ka bërë thirrje që partitë të bëhen bashkë dhe të lënë mënjanë ndasitë, për të mirën e vendit dhe për një përgjigje pozitive për celjen e negociatave, ndërsa tha se zgjidhja politike duhet të vijë nga brenda.

 

Gjithashtu kreu iqeverisë Rama ka dhënë dhe një mesazh për kryedemokratin Lulzim Basha duke kërkuar nga përkthyesi që të mos e përktheje këtë në gjuhën angleze, që të mos pengojnë hapjen e negociatave, dhe deri në vendimmarrje të mendojnë për Shqipërinë dhe jo për interesat partiakë.

 

“E pres me kuriozitet momentin kur do i kërkohet vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Dua t’i qëndroj besnik bindjes dhe sjelljes time në gjuhë të huaj, po flas shqip po këtu jemi në konferencë ndërkombëtare, të mos flas në gjuhë të huaj për opozitën. Ndaj i kërkoj përkthyesve të mos e përkthejnë atë c’ka kam për të thënë për opozitën. Një gjë është e sigurtë nga raporti dhe e kam apel për Basheën deri në momentin e vemdimmarrjes është mirë të mendojmë për Shqipërinë, jo për partinë, për gjeneratën tjetër jo zgjedhjet e radhës. Është mirë të mos furnizojmë ata që mund të jenë të lëkunduar për JO me pamje të gënjeshtërta që nuk pasqyrojnë realitetin, protestash që janë partiake jo popullore. E fundit që kam, ne e kemi lexuar me shpejtësi raportin, do ta lexojmë me shumë vëmendje, dhe ministri në detyrë i jashtëm do të paraqesë një plan veprimi për të gjitha.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *