Rama, medalje por jo për dëshmorët/ Kryeministri vlerëson emigrantët që investuan në vendlindje
Një medalje për Nikun, Pllumbin, Dodën dhe Nikon nga Vermoshi. Nuk janë heronj të atdheut, por katër shqiptarë të zakonshëm që pas vitesh në emigrim, paratë e kursyera i investuan në vendlindjen e tyre, me ndërtimin e këtyre katër bujtinave në shërbim të turizmit vendas dhe atij të huaj.
Për t’i falënderuar për nismën e tyre në funksion të zhvillimit të biznesit të vogël, kryesisht në një nga zonat malore tejet të pëlqyera nga të huajt, Edi Rama i vendosi secilit në kraharor medaljen e posaçme të kryeministrit.
“Sinbol modest që është një medalje për merita të veçanta, të cilën për hir të së vërtetës e kemi dhënë vetëm një herë për forcat e kërkim-shpëtimit që erdhën në Shqipëri menjëherë pas tërmetit të 26 Nëntorit të shkuar.”
Vlerësimi u pri nga vizita në një bujtinave, që kreu i qeverisë i krahasoi me ato në alpet e Zvicrës.




