E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 48 minuta më parë
Politikë

Rama me të rinjtë e FRESSH: Sot dita historike e Vetingut

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë e “FRESSH”,  përpara senacës së jashtëzakonshme kur pritet të votohet në Kuvend për vetingun.

 

Rama është shprehur se sot është “Dita historike e vetingut, pasi sot pritet të votohet në Kuvend dhe me praninë e opozitës Vetingu.

 

Reklamë

“Para zgjedhjeve të 25 qershorit u zhbllokua Vetingun. Me të njëjtën këmbëngulje dhe kokëfortësi që luftuam për vetingun do të luftojmë dhe për mirëqenien dhe rritjen e ekonomisë”, tha Rama.

 

“Opozita u kthye në rrugën e zgjedhjeve por nga dera e vetingut. Pasi të kaloi derën e vetingut do të shkojë drejt humbjes së 25 qershorit. Ne bën çmos me lutje dhe me stërlutje që kryetari i partisë së tyre të kthehet në rrugën e arsyes. Tani të gjithë mbështetësit e PD-së duhet të na votojnë që Shqipëri të kthehet në rrugën e arsyes”, tha Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë