Subscribe

Përgjigjen ndaj gjithë akuzave dhe sulmeve për keq qeverisje dhe shkelje të premtimeve elektorale, te bëra se fundmi me force edhe nga Ben Blushi, Edi Rama e dha nga Vlora.

Edi Rama:

Të tjerët e kanë më të lehte të bëjnë akuza, të shpifin, të bëjnë kritika apo se çfarë nuk shkon nga pozitat e sehirxhiut, sepse nuk ka asgjë në dorë. Se kështu e kanë më të lehtë të flasin për fatet e vendit. Nuk i lejojmë se në emër të të mbajturit mirë me njëri-tjetrin t’i faturojmë Shqipërisë mungesën e reformave. Boll ka humbur kohë Shqipëria me llafe, justifikime dhe marrëzira.

Takimin me strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë, kryeministri Rama e shfrytëzoi per t’u ndalur serish tek domosdoshmëria e reformave.

“Nuk mund të vazhdonim me agoninë, të shpërndanim para me lëmosha elektorale dhe Shqipëria gjithmonë në vend numëro, në mungesë të reformave”.

Më shumë se një qëndrim për riorganizimin e strukturave dhe anëtarësisë së PS, fjalimi 35 minutësh i Ramës i ngjante një apeli elektoral. Sulmet ndaj opozitës dhe paraardhësi i tij nuk i kurseu.

“Këta që kanë qeverisur me parë, janë mjeshtra për të krijuar halle që t’i qajnë vetë. Saliu na del në ëndërr ditën. është në të mirë, sepse i kujton shqiptarëve se çfarë kanë hequr dhe për të mbyllur plagët e tmerrshme nga qeverisja e tij. E la arkën e shtetit në ruletin e rrotullimeve elektorale dhe ka kurajo të na kërkojë llogari”.

Kritikave për mënyrën e organizimit të partisë, iu përgjigj edhe koordinatori për jugun deputeti Koço Kokëdhima. Synimi është që në 25 vjetorin e Partisë Socialiste, anëtarësia e regjistruar të jetë 150 mijë vetë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *