E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama me sekretarët për zgjedhjet

Edi Rama mblodhi në selinë e Partisë Socialiste sekretariatin ekzekutiv për të diskutuar mbi organizimin në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Gjatë mbledhjes, u vendos që të gjithë sekretarët të hartojnë një plan veprimi për strukturat përkatëse.
Gjithashtu, është diskutuar mbi vendosjen e afatit maksimal për zgjedhjet e kryetarëve të degëve, që ky proces të mos shtyhet pa fund.
Me sekretarët u diskutua edhe mbi hartimin e një kalendari aktivitetesh për festimet e 25-vjetorit të PS. Këto do të jenë edhe temat e diskutimit në mbledhjen e kryesisë socialiste që do të zhvillohet të martën e ardhshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë