E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Me reforma fitojmë zgjedhjet

Partia Socialiste si forca qe po bën reforma shtetndertuese ka qene linja qe ka dominuar fjalën e kryeministrit Edi Rama gjate fushatës se anëtarësimeve te reja ne Pogradec. Para anëtareve te partisë, Rama është shfaqur i bindur se e majta do te fitoje edhe zgjedhjet e qershorit 2017 pikërisht fale këtyre reformave. Rama ndërkaq u ka kthyer përgjigje kritikeve qe këmbëngulin se ne Shqipëri papunësia është e larte duke përsëritur shembullin e Korçës. E ndërsa Rama nuk e ka sulmuar drejtpërdrejt rivalin e tij Ben Blushi, socialisti Bashkim Fino është treguar i ashpër ndaj kolegut socialist. Kryeministri Rama u ka dale ne mbrojtje veçanërisht dy ministrave te tij Ilir Beqaj e Saimir Tahiri, te cilët sipas tij, po sulmohen vetëm se kane prekur interesa te caktuara.

Më shumë video

Reklamë