Kryeministri Edi Rama këtë të dielë ka mbledhur Komitetin Kombëtar të Rindërtimit pas tërmetit tragjik me 51 viktima qe goditi vendin me 26 nentor.

 

Pjesë e këtij kësaj mbledhje të drejtuar nga Kryeministri, marrin pjesë qeveria, organizatat humanitare, Akademia e Shkencave, Universiteti, Sipërmarrja, Bankat, Inxhinierët, Arkitektët&Urbanistët në tryezën e Këshillit të Ministrave.

 

Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë u shpreh se në të tilla kushte nuk kemi çfarë të ndajmë. Sipas tij, sfida është shumë e vështirë jo vetëm në aspektin financiar, por në të gjitha hallkat.

 

“Ky komitet ngrihet për të qenë një institucion që sugjerojë të gjithë procesin e adresimit të plagëve dhe të kurimit të tyre deri në momentin kur programi i rindërtimit do të jetë i përfunduar. Besoj që të gjithë bashkë duhet të biem dakord për transparencën në përdorimin e të gjitha të ardhurave për kurimin e këtyre plagëve. Qeveria është përgjegjëse për buxhetin e shtetit dhe atë që do të vendosë në dispozicion. Edhe buxheti që do të vendoset në funksion duhet të jetë e monitoruar, ashtu sikur edhe fondet e mbledhura nga organizatat e solidaritetit. Ky komitet është garanti se programi i rindërtimit do të jetë vërtetë fryt i të gjithëve. Qeverisja e këtij procesi bëhet në këtë nivel. Do të doja të ishte këtu edhe opozita, pasi janë të mirëpritur gjithmonë. Ata që janë me mua në këtë tryezë këtu me mua ndajnë barrën kolosale të kësaj sfide përveç asaj financiare. Jo spontanitete që janë jashtë një plani dhe programi që do të miratohet këtu. Nga qeveria do të jetë plotësisht e përkushtuar në këtë proces”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *