E martë, 22 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama me kancelarin austriak, në fokus hapja e negociatave

Në vijim të turit në vendet kryesore anëtare të Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama viziton Austrinë ku do të takohet me kancelarin austriak Sebastian Kurz.

 

Shefi i qeverisë shqiptare, do të diskutojë me homologun vjenez mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe çeljen e negociatave për anëtarësim të vendit.

 

Reklamë

Reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, në funksion të afrimit të vendit me BE-në do të jenë në qendër të bisedës.

 

 

Pak ditë para kësaj vizite zyrtare, kancelari austriak Sebastian Kurz, në një intevistë për mediat gjermane, është shprehur në mbështetje të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

 

Sipas tij, Brukseli duhet t’i ofrojë Tiranës zyrtare e po ashtu Ballkanit Perëndimor, një perspektivë të qartë europiane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë