E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Nga dy vende mike do të marrim 9 mijë doza të tjera vaksinash

Përveç 500 mijë dozave të vaksinës të siguruar nga Pfizer, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të marrë edhe 9 mijë doza të tjera nga dy vende mike.

 

Reklamë

Shefi i qeverisë, në një komunikim në “Facebook”, tha se emrat e shteteve nuk mund t’i përmendë, por theksoi se nuk janë ndër vendet më të pasura të Evropës.

 

Po ashtu, sërish pa përmendur emra, ai njoftoi se janë edhe dy vende të tjera me të cilat po negociohet për disa doza të vaksinës Pfizer dhe AstraZeneca.

 

“Kemi garantuar edhe gatishmërinë e dy vendeve partnere për një total prej 9 mijë dozash në gjysmën e parë të janarit. Nuk mund të përmend emrat. Qeveritë mike nuk na lanë vetëm në këto koha të frikshme egoizmi. Me dy shtetet e tjera po negociojmë për një sasi tjetër vaksinash nga Pfizer dhe AstraZeneca. Shumë shpejt do të kemi qartësi për rezultatet. As njëri, as tjetri nuk hyn tek më të pasurit e Evropës, por me bujari i kanë konsideruar seriozisht lutjet tona me bujari.”

Më shumë video

Reklamë