Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar nje takim me drejtuesit e rinj te universiteteve per te vlerësuar 2 figura; Mynyr Konin dhe Dhori Kulen, te cilët dominuan zhvillimet e ditëve te fundit per shkak te kërcënimit nga Emiljano Shullazi. Shefi i ekzekutivit Rama, te cilin opozita e ka akuzuar per lidhje me bandën e Shullazit; ka vlerësuar faktin qe te dy profesorët nuk u tërhoqën nga gara.

“Më lejoni që duke përmendur incidentin famëkeq t’i shpreh respekt, qoftë rektorit të sapo zgjedhur, qoftë dekanit. Të dyve që nuk u tërhoqën përballë një presioni kriminal tërësisht të papranueshëm, jo për botën universitare, por për jetën shoqërore në tërësi, e dhanë një mesazh shumë kuptimplotë me vendosmërinë e tyre për të vazhduar qetësisht një garë, të cilës të gjithë ju i dhatë dinjitet dhe faktikisht e bëtë një gur themeli për të vazhduar seriozisht përpara një rrugë që nuk fillon me këtë mandat të secilit dhe secilës prej jush, por që gjatë këtij mandati, do të përshkojë një segment shumë të rëndësishëm që ka të bëjë, e përsëris, me vënien në jetë të bazës së funksionimit të arsimit të lartë mbi ligjin tanimë, bazë të gjithë reformës në arsimin e lartë.”

Kryeministri theksoi se përkatësia politike e rektoreve e dekanëve, nuk do te ndikoje ne bashkëpunimin me qeverinë.

“Këtu ka rektorë, dekanë shefa, shefe që nuk kanë votuar ndonjëherë për mua dhe nuk kanë për të votuar ndonjëherë për mua. Jo se i di të gjithë se kush janë, por disa i di. Ashtu sikundër ka edhe të tjerë që kanë votuar dhe do votojnë prapë për mua. Por të jeni të sigurtë që ky nuk është kriteri mbi të cilin të vendoset cilësia e bashkëpunimit tonë. Absolutisht jo! Mund të thonë çfarë të duan të gjithë, por asnjë nga ju nuk mund të thotë që në garë ndjeu gjëkundi si kundërshtar Kryeministrin, apo ministren, apo qeverinë. S’besoj se ka ndonjë nga këtu që mund të thotë që ‘nuk kisha përballë atë që mund të ishte kolegu im konkurrent, por kisha përballë shtetin, qeverinë, kryeministrin, Partinë Socialiste’. Kjo nuk ka ndodhur! Kjo është shenja e parë që ju duhet ta konsideroni si mesazhin që ne dëshironim t’u jepnim të gjithë atyre që do të dilnin fitues nga kjo garë.”

Gara per drejtuesit e universiteteve mori nje kthese per shkak te denoncimit te ish-kryeministrit Sali Berisha se Emiljano Shullazi kishte kërcënuar profesor Mynyr Konin e Dhori Kulen e asokohe Partia Demokratike kërkoi edhe anulimin e zgjedhjeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *