Për kryeministrin Edi Rama, i cili u konfirmua për herë të tretë në këtë detyrë, nuk bën shumë dallim nëse në krye të Partisë Demokratike është Lulzim Basha apo jo.

 

Në çdo rast, tha ai nga sheshi “Skënderbej”, duhet bashkëpunim me opozitën.

 

“Nuk më takon mua të vendos e të them nëse do të jetë apo jo Lulzim Basha ai që do të drejtojë PD për 4 vitet e ardhshme, kjo është puna juaj. Por me apo pa Bashën, ne e kemi shumë të qartë që opozita jonë e vetme është PD. Fitorja jonë e bën më të madh detyrimin për të shtrirë dorën e një bashkëpunimi të qetë, demokratik, pa asnjë kufizim apo paragjykim. Dua të jem kryeministri i të gjithë shqitarëve, jo vetëm i atyre që më dhanë mandatin e tretë, jo vetëm i socialistëve, por edhe i demokratëve, dua që Shqipëria të ngjitet në majën që Zoti e deshi. Dua që Shqipëria të mos vuajë më nga dora e mbrapshtë e robit. Dua të nisim një përpjekje reale, serioze, për t’u bërë të vetëdijshëm sëe çdo fjalë dhe veprim ndikon për mirë e për keq mbi njerëzit e këtij vendi. Nuk dua që mandati i tretë të ngjajë si vazhdim i dy të tjerëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *