Në mbyllje të vizitës dy ditore në Izrael, kryeministrit Edi Rama iu dhurua simboli i hanukës.

 

Në darkën e nderit ku të ftuar ishin zyrtarë të vendit dhe shqiptaro-hebre,  kreut të qeverisë iu dorëzua një nga simbolet më të rëndësishme. Ai është shandani që gjatë netëve mbahet i ndezur në dritaret e çdo familjeje hebreje.  Hanuka shpreh dedikimin ndaj zotit.

 

Në fjalën përshëndetëse edhe një herë, Rama vlerësoi se lufta ndaj antisemitizimit nuk është vetëm për Izraelin, por për të gjithë njerëzimin.

 

Relativizimi i antisemitizimit tha Rama, është rreziku me të cilin sot përballemi dhe atë duhet të luftojmë.

 

Pas takimeve me të gjithë liderët e Izrelit, kryeministri udhëtoi drejt Abu Dabit. Në Facebookun e tij, kreu i qeverisë shkruan se në këtë ndalesë të shkurtër u takua me presidentin e Emirateve të Bashkuara, sheikun Al-Nahyan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *