Subscribe

Ashtu sikurse paralajmëroi që dje, kryeministri Edi Rama foli në Parlament për akuzën e ngritur për krime lufte për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veseli.

Rama tha se me këto akuza të ngritura jo vetëm po hidhet baltë mbi figurën e tyre, por po sulmohet Kosova dhe gjithë shqiptaria. Kreu i qeverisë theksoi se është prishur peshorja mes atyre që dhunuan dhe atyre që u dhunuan.

“Fjala dyshim kur lexon tekstin ku të gjitha tmerret u ngarkohen dy bashkëluftëtarëe që ende pa mbushur të 30 i hynë detit në këmbë dhe duke vendosur jetën e tyre në pikëpyetje përballë të gjitha parashikimeve dhe këndvështrimeve të kohës sipas të cilëve Kosova e pavarur ishte një herezi ndërkombëtare. I ngjan një fletërrufeje të revolucionit kulturor kinez. Kjo e kthen atë tekst në një rrufe që godet shumë më përtej dy emrave të përveçëm duke shpërndarë nëpër krejt botën sot e zvogëluar prej shpejtësisë së vrapimit të lajmeve, një njoftim ku nuk është se thjesht hidhet baltë marramendëse mbi Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin apo UÇK, por mbi krejt Kosovën dhe shqiptarinë. Teksti i mbrëmshëm krijon perceptimin e tmerrshëm të një vendi në mes të Evropës, ku falë krimeve ndaj njerëzimit, është instaluar një regjim kriminal. E thënë ndryshe, në atë tekst duket siklur lexon për atdheun e agresorëve dhe jo për vendin e viktimave të agresionit. Në fund të ditës, ai tekst indinjues, që nuk është aktakuza në vetvete, por një prelud i pakuptueshëm në aspektin juridik të një drejtësie të drejtë. Një prelud mediatik i një procesi që më pas vijon, por që si i tillë ngre një varg pikpëyetjesh jo vetëm lidhur me pastërtinë e udhëheqësve politikë, por edhe për vetë kauzën.”

Sipas Ramës, as Veseli dhe as Thaçi nuk kanë nevojë për mbrojtje sepse ata janë të vendosur në anën e historisë. Rama shtoi se kjo nuk është hera e parë që ngrihen akuza të tilla për figurat e Kosovës që kanë dhënë kontributin e tyre në luftimin e pushtuesve.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *