Mbeshtetja me 113 milione euro nga qeveria per inceneratoret e Tiranes, Fierit dhe Elbasanit  permes politikave prioritareve, ishte ne fokus te pyetjes qe gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema i drejtoi kreut te qeverise Edi Rama gjate bashkebisedimit te tij me gazetaret.

 

Ne pergjigjen e tij, Rama i mori sërish në mbrojtje projektet në tre bashki per riciklimin e mbetjeve, duke kembengulur se këto impiante kanë bërë Shqipërinë edhe më të pastër.

 

Duke iu referuar ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ish-deputetit Alqi Bllako e të tjerë të cilët po gjykohen se kanë përfituar miliona nga këto projekte, Rama tha se SPAK e GJKKO duhet të beje drejtësi per kedo qe ka abuzuar me fondet publike.

 

Sipas tij, një Shqipëri e pastër, kërkon para për të qenë e tillë, ndërsa shton se qytetarëve nuk u janë shtuar taksat për inceneratorët, por ato paguhen nga shteti.

 

Enkelejda Mema- Gazetare- Vizion Plus

 

Përse është e nevojshme nga ana e qeverisë që në politikat e saj prioritare të alokojë një fond prej 113 milion eurosh për menaxhimin e mbetjeve në qytetin e Elbasanit dhe të Fierit. A kanë dështuar inceneratorët aty, pra procedura e përzgjedhur nga qeveria juaj që mbetjet të jenë në incenerim ka dështuar dhe i jeni rikthyer prap nismës së kërkuar dhe nga Bashkimi Europian që mbetjet, faza e fundit të jetë me ricikilim

 

Kryeministri Edi Rama

 

Impiantet ndërtohen me para dhe funksionojnë me para dhe ka dy rrugë për t’i bërë impiantet të funksionojnë. Njëra është të paguajnë qytetarët, duke rritur taksat e tyre, njëra është që shteti të mbështesë qytetarët që ata mos paguajnë atë që kushton kjo punë. Si i bëhet për ta shpjeguar këtë. Në çfarë forme? Investimet janë bërë aty, për ato gjëra që kanë ndodhur ka pasur mangësi dhe nevoja. Impianti i Elbasanit është funksional siç do makineri tjetër që herë pas here kërkon pjesën e përkujdesjes së remontit e të tjerë, pra është një investim i bërë, është pronë e bashkisë Elbasan. Pra, gjatë gjithë periudhës është ndërtuar impianti dhe njëkohësisht iu është hequr qytetarëve nga koka reja e zezë e helmit me të cilin jetonin të moshuarit, fëmijët dhe të gjithë familjarët që banonin në Elbasan, por funksionimi nëse alternativa nuk është që t’i hedhi plehrat në lumë, se është dhe ajo pa lek dhe kushton pak. T’i mbledhim plehrat, t’i hedhim në lumë siç janë hedhur në të gjitha vitet e atyre që sot shqetësohen. Nëse alternativa nuk është kjo, por është ajo që bën bota e qytetëruar, atëherë përpunimi i mbetjeve kushton. Edhe përpunimi i mbetjeve në landfillet që ne kemi ndërtuar kushton, kushton shumë para. Kur unë kam qenë Kkryetar i Bashkisë kam dashur që ta bëj një impiant të tillë dhe nuk e kam bërë dot sepse kostoja ishte shumë e lartë. Bashkia nuk mund të vinte ato fonde në dispozicion dhe qytetarëve nuk mund t’i kërkohej të paguanin secili tarifën për të bërë atë punë. Pra, shikoni një shifër dhe filloni fantazoni. “Nuk punojnë ato”. Ato punojnë dhe Fieri ka nevojë për një pjesë të fundit sepse u ndërpre nga sekuestrimi. Do ta marri bashkia e Fierit, do ta bëjë dhe atë pjesë të fundit dhe do futet në funksion. Çfarë pyetje bëni tani? “Do kthehet, nuk do bëjmë këtë atë, nuk do bëjmë atë”.  Do i bëjmë të gjitha! Siç është plani për t’i bërë. Nuk e kuptoj pyetjen realisht se nga mënyra si e thoni ju duket sikur janë vënë 113 milionë që të bëjmë një gjë nga e para. S’ka lidhje fare. Dhe ndërkohë mos harroni që kemi ende probleme në Shqipëri me hotspote dhe pse janë pakësuar shumë. Shqipëria ka qenë e mbytur me plehra. Unë habitem! E keni ju parasysh këtë gjë? Meqë keni vajtur te Kadastra, do ju jap përgjigje dhe për kadastrën. Keni vajtur te kadastra dhe keni parë që nuk funksionon. Keni parë ju një shembull që nuk funksionon. Po keni në arkivat tuaja plot se çfarë ka qenë Shqipëria përpara se ne të ndërmerrnim gjithë këtë politikë dhe gjithë këto hapa. Kështu që, ata të cilët në këtë proces kanë abuzuar nuk e errësojnë dot fare as qëllimin  e lartë, jo të mirë por të lartë të pastrimit të Shqipërisë nga plehrat që e kishin mbytur deri në fyt dhe as rezultatet e kësaj pune që janë evidente. U vu Tirana në administrim nga shteti. Si mendoni ju tani, do bëhet pa lek ajo punë? Nuk do kushtojë meqë e mori shteti? Do vazhdoje të bëhet me para se përndryshe nuk funksionon. Shumë e thjeshtë, nuk funksionon. I kemi thënë këto gjera 1000 herë dhe vazhdon e njëjta histori. Për mua ajo histori është e mbyllur dhe shumë e qartë. Puna për të pastruar Shqipërinë do të vazhdojë. Le të hidhen përpjetë të gjithë ata që nuk e kuptojnë që për të pastruar Shqipërinë kushton. Kushton dhe do të kushtojë gjithmonë e më shumë, jo gjithmonë e më pak. Sepse është bukur t’i kesh miliona e miliona turistë, por e dini se çfarë do të thotë ndër të tjera. Do të thotë te kesh miliona e miliona konsumatorë më shumë dhe shumë më tepër mbetje. Si i bëhet kësaj pune? Kështu që kjo punë do vazhdojë. Ndërkohë që, pjesa tjetër duhet të vazhdojë deri në fund. Dhe atë po e bën SPAK-u, po e bën gjykata speciale. Duhet ta bëjnë deri në fund, do t’ia nxjerrin të gjithë ujin e zi asaj historie. Por gjithë ai ujë i zi i asaj historie nuk e bën nul punën kolosale që është bërë dhe ku këto nisma kanë pasur rolin e tyre vendimtar që Tirana, Elbasani edhe Fieri bashkë me to që i kishte plehrat në të katra anët janë sot ndryshe.

 

Rama kembengul se sterilizimi mbetet nje vendim i duhur dhe zgjidhje e rendesishme per te rritur cilesine e sherbimit ne spitale.

 

Për të dytën edhe një herë, 100 herë të kthehesha mbrapa, 100 herë do të mbështesja këto partneritetet publike – private që kemi bërë, 100 herë, sepse veprat janë ato që mbeten. Ndërkohë që, sigurisht problemet e korrupsionit janë të lidhura me ata që kanë gjëra në dorë, nuk janë të lidhura me ata që nuk kanë gjë në dorë.

Domethënë, kur ne kemi bërë reformën në drejtësi dhe në dhjetra apo qindra herë që unë kam folur dhe kam thënë që dua një drejtësi që të godasë majtas e djathtas e të eci vetëm drejtë, unë nuk kam bërë propagandë. Unë e kam ditur këtë që vjen. Nuk kam ditur kujt do t’i ndodhi, por e kam ditur këtë që vjen. Ndërsa ajo “shumë socialistë të korruptuar”, socialistët janë 1 milionë. Njerëzit që janë të implikuar janë shumë më pak se sa socialistët dhe janë asgjë në raport me këtë me fuqinë e Partisë Socialiste.

E rëndësishme është që për shembull, sterilizimi është një nga kontratat dhe një nga punët më të bukura që ne kemi bërë dhe për këtë ju mos më pyesni mua, shkoni pyesni mjekët në spitale. Kam marrë mesazhe pafund nga profesorë, nga mjekë që ishin të keqkuptuar apo të shqetësuar se mos kontrata do të sekuestrohej, që s’ishte rasti. Dhe pse? Sepse me atë kontratë dhe me atë transformim ne kemi ndryshuar shëndetësinë shqiptare në hallkën e vetë më delikate që janë ndërhyrjet në trupin e njerëzve.

Nëse në procesin e asaj kontrate individë të caktuar kanë hyrë në gjynah me popullin dhe me atdheun të cilit ne i shërbejmë, do paguajnë. Kështu funksionon. Do paguajnë. Kur ne zgjedhim, ne nuk i kalojmë njerëzit në sallën e torturave për të marrë vesh se ç’ mund të bëjnë ata në të ardhmen. Pushteti është një lloj “kafshe” shumë e egër. Është shumë e vështirë ta mbash të zbutur dhe të mos biesh pre e dhëmbëve të veta. Ka shumë që e mbajnë, ka disa që nuk e mbajnë. Ka shumë që i rezistojnë tundimeve, ka disa që nuk i rezistojnë tundimeve, por nuk mund të bëjmë parashikimi paraprake se kush do t’i rezistojë e kush s’do t’i rezistojë tundimit kur ne bëjmë zgjedhjet tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *