Subscribe

Sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale për të gjitha spitalet në vend do të vazhdojë të ofrohet nga “Sani Service”, kompania që prej shtatë vitesh e kryen atë në një Partneritet Publik Privat.

 

Me këtë garanci për bluzat e bardha, kryeministri Edi Rama, vizitoi një nga centralet e sterilizimit në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Kam marrë disa mesazhe nga mjekë se ishin të gjithë të shqetësuar se mos sekuestrohet dhe mos bllokohet kjo gjë dhe ku do shkojmë, dhe kjo nuk është fare pjesë e kësaj gjëje dhe nuk ka shanse sepse qëllimi jonë i përbashkët dhe arsyeja që e kemi bërë këtë, ka qenë që t’ju japim, ju në dorë instrumentet e klasit më të lartë, nuk ka qenë që hajde të bëjmë këtë dhe pastaj ju kapni ça të kapni.

 

“Sterilizimi” është një nga kontratat për të cilën SPAK po heton. Të arrestuar dhe në burg për procedurën e ndjekur janë ish numri dy i shëndetësisë Klodjan Rrjepaj dhe sipërmarrësi Ilir Rrapaj. Përveç tyre, gjykata speciale kërkon edhe hetimin e dy ish ministrave të shëndetësisë Ilir Beqaj dhe financave Shkëlqim Cani.

 

Përtej aferës së dyshuar korruptive për të cilën Edi Rama i kërkon drejtësisë ta zbardhë të plotë atë, “sterilizimi” është një sukses në shëndetësi i tha ai mjekëve.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Kush sheh me këtë rast ‘’kapni ça të kapni’’, ka tjetër drejtim, atje ku e dimë, kështu që vetëm ulja e ditëve pas operacionit të qëndrimit në spital, ka sjellë një përfitueshmëri financiare që është më e lartë sesa gjithë shpenzimit total që është bërë për këtë proces, dhe gjithë kostoja e përgjithshme që është parashikuar për procesin sot që flasim.

 

Përveç vazhdimit të sterilizimit pavarësisht hetimit të SPAK, kreu i qeverisë i premtoi mjekëve futjen e një tjetër teknologjie vitin e ardhshëm, atë të përdorimit të robotëve në kirurgjinë vaskualare apo laparoskopike.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *