E shtunë, 19 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama mbron partneritetin me privatin në shëndetësi

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar një aktivitet në Qendrës Spitalore Universitare për të mbrojtur Partneritetin Publik Privat në sistemin shëndetësor.
Sipas kreut të qeverisë, zbatimi i kësaj formule bashkëpunimi nuk është një shpikje shqiptare, porse ajo aplikohet në vende të ndryshme të BE-së. Gjatë ceremonisë së përurimit të pajisjes së QSUT-së me instrumente të rinj kirurgjikalë, shefi i ekzekutivit theksoi se ka ende shumë punë për të bërë. Pranë QSUT-së kryhen rreth 30 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit dhe një nga pengesat për kryerjen e operacioneve deri më tani ka qenë varfëria e instrumenteve kirurgjikalë.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video