E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama mblodhi sot Kryesinë e PS-së, zbulohet se çfarë u diskutua

Sot u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, për të miratuar projektvendimin për mbledhjen e Kongresit në datën 29 janar.

 

Reklamë

Në njoftimin e zyrës së shtypit të PDsë bëhet se dije se në këtë mbledhje u paraqit dhe drafti paraprak me propozimet për ndryshime në Statutin e PSSH-së.

 

“Pas diskutimeve të zhvilluara nga anëtarët e Kryesisë dhe propozimeve përkatëse, Grupi i Posaçëm i punës për Statutin do të vazhdojë diskutimin në ditët e ardhshme për të hartuar dokumentin përfundimtar, i cili do ti paraqitet për miratim delegatëve të Kongresit. Gjatë punimeve të Kongresit, paralelisht do të organizohet votëbesimi nga Asamblea Kombëtare për Sekretariatin Ekzekutiv të partisë.”

 

Në Kryesi u diskutua gjithashtu për aktivitetin që do të zhvillohet në 15 Janar në kuadër të 30 vjetorit të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar.

Më shumë video

Reklamë