Rama mbledh sot deputetët dhe kabinetin në takimin e zgjeruar të grupit të PS.
Takimi nis në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave ndërsa kreu i qeverisë është i pari që ka mbërritur.
Fokusi i takimit të sotëm pritet të jenë dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”.
Më herët, përgjatë dy javëve të kaluara, Rama ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme pikërisht për këtë çështje, teksa ka kërkuar takime në terren për tu njohur me problematikat e qytetarëve.





