Subscribe

Kryeministri Edi Rama bëri bashkë këtë të premte socialistë të vjetër e të rinj, emra që do të bëhen deputetë për herë të parë dhe ata që nuk do të ulen më në karrigen e Kuvendit.

 

Në takimin në “Pallatin e Brigadave”, Rama nënvizoi se Partia Socialiste, përtej prurjeve dhe ikjeve, do të mbetet një familje e bashkuar. Ai veçoi emrin e ish-kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, që u dorëhoq, duke deklaruar se ai do të vijojë të qëndrojë në krahun e tij të djathtë.

 

“Ne këtu jemi dhe do të jemi një skuadër, që nga Gramozi, i ciliu do të vijojë në krahun tim të djahtë, edhe pse tani I vetëçliruar nga çdo funksion publik. Askujt të mos i vijë keq, por askush nuk e zë do të atë vend. Deri tek deputeti më i ri në këtë skuadër, që për herë të parë do të kalojë pragun e Kuvendit të Shqipërisë. Ne jemi një skuadër dhe ndryshimet e roleve herë pas here janë vetëm në funksion të skuadrës. Nuk do të jetë asnjëherë e tepërt që të falënderoj deputetët dhe deputetet që e përfunduan punën e tyre të mandatit të dytë, duke dhënë kontributin në Kuvend, në periudhën e vështirësive më të jashtëzakonshme për një udhëheqje politike. Ata që nuk do të jenë më në Kuvend, do të kenë mundsinë të përfshihen në punët e mëdha të partisë. Do të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore te 2023 dhe zgjedhjet parlamentare të 2025. Çfarë do të mbjellim çdo ditë nga sot e deri atëherë, do të korrim atë që populli do të ndajë të njomët nga të thatët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *