Për rreth një orë kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një mbledhje me drejtuesit politik të 12 qarqeve, shumë prej të cilëve janë njëherësh dhe ministra.
Diskutimet u përqendrua kryesisht te ripërtëritja e Partisë Socialiste dhe përgatitja e saj për parlamentaret e 2025-es.
Deri në pranverë, PS do t’i nënshtrohet zgjedhjeve të kryetarëve të degëve dhe më pas të delegatëve.
Pas kësaj do të mblidhet kongresi në të njëjtën ditë me 33-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, në 12 qershor.
Delegatët do të zgjedhin edhe një pjesë të anëtarëve të asamblesë së përgjithshme socialiste.
Kësaj të fundit do t’i kërkohet vota edhe për disa nga anëtarët e rinj të kryesisë.
Po aq ndryshime pritet të ketë edhe të drejtuesit politik të qarqeve. Por ky është një vendim që e merr vetë Edi Rama./vizionplus.tv