Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

SHBA-ja sanksionon të gjitha linjat e mbetura ajrore të...

SHBA godet pesë cisterna iraniane, përshkallëzohet përplasja me Teheranin

“PISA 2025, dëftesë e jashtëzakonshme për Shqipërinë”, Rama: Sot...

Los Blancos nisin fuqishëm, Interi dorëzohet në Madrid

“Bisedimet SHBA-Iran kanë shkuar keq”, Katari bën thirrje për...

Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj kolonive në...

Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka “plane agresive”...

Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident mes zjarrfikëseve...

Gjirokastër, zjarri i qëllimshëm përfshin një sipërfaqe bujqësore

Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...

Rama mbledh Komitetin e Emergjencave Civile, bilanci: 1587 banesa dhe mbi 13 mijë hektarë tokë bujqësore të përmbytura, reshjet e një muaji ranë në 4 ditë

9 Janar 09:57

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në godinën qeveritare Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të analizuar dhe menaxhuar situatën e krijuar nga përmbytjet në disa zona të vendit.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se bëhet fjalë për një fenomen që ka prekur jo vetëm Shqipërinë, por gjithë rajonin dhe një pjesë të Europës, si pasojë e ndryshimeve klimatike. Ai nënvizoi se në kushte të tilla prioritet nuk është gjetja e fajtorëve, por ndihma e menjëhershme për qytetarët e prekur.

Në mbledhje morën pjesë ministritë përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, të Brendshme, të Financave, si dhe dikasteret e Energjisë, Infrastrukturës dhe Bujqësisë, së bashku me përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte edhe paketa e dëmshpërblimeve, e cila do të mbulojë familjet, bizneset dhe fermerët që kanë pësuar dëme, veçanërisht në tokat bujqësore.

Kryeministri paraqiti një bilanc paraprak të dëmeve, duke theksuar se reshjet intensive të ditëve të fundit, të kombinuara me ndërhyrjet njerëzore në mjedis, kanë rënduar pasojat. Sipas të dhënave zyrtare, në rang vendi janë evidentuar 1 587 banesa me prani uji, janë evakuuar 339 persona nga 51 familje, ndërsa uji ka prekur rreth 13 211 hektarë tokë bujqësore. Po ashtu, janë raportuar probleme edhe në disa institucione shëndetësore dhe arsimore.

“Në të gjithë vendin janë ulur sasitë e reshjeve të matura deri së fundmi, përjashtuar Durrësin ku janë regjistrua 41 mm shi, një punonjës i bashkisë së Durrësit, 54 vjeç, është gjetur i mbytur pasi është raportuar i vdekur një ditë më parë. Deri tani janë në rang vendi, numëruar 1587 banesa me praninë e ujit, janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje, po ashtu prania e ujit është konstatuar në 13211 hektarë tokë bujqësore ku një pjesë janë përmbytur, sikundër edhe disa qendra shëndetësore apo arsimore. Sasia e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme, deri në 300 mm, ose thënë ndryshe, më shumë sesa sasia mesatare e reshjeve që bie gjatë gjithë muajit. Reshjet 30-ditore mesatare të janarit kanë rënë në një periudhë 4-ditore, një fenomen që po bëhet i papritur në të gjithë botën. Në disa zona të Ultësirës Perëndimore, sasia e reshjeve në këto 5 ditë ka qenë 25% ose sa çereku i sasisë vjetore në mesatare. Si pasojë e një rritjeje të tillë ujore, në kanalet e larta, kolektorët kryesorë kullues, përrenj malorë dhe lumenjtë Drin, Bunë, Mat, Drojë, Ishëm, Shkumbin, Erzem, Osum, Seman dhe Vjosë, ka ardhur pasoja e përmbytjeve pavarësisht infrastruktruës së ripërtërirë si rezultat i investimeve të vazhdueshme në dekadën e fundit”, tha Rama.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret

Nga e njëjta kategori

Zbardhen dy raste vjedhjesh në Korçë, arrestohet 18-vjeçari, në kërkim bashkëmoshatari i tij

më shumë...

“PISA 2025, dëftesë e jashtëzakonshme për Shqipërinë”, Rama: Sot jemi të parët në rajon

më shumë...

“Shmangni shpenzimet e panevojshme”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy të plagosur (EMRAT)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:22

Zbardhen dy raste vjedhjesh në Korçë, arrestohet...

9:18

SHBA-ja sanksionon të gjitha linjat e mbetura...

9:14

SHBA godet pesë cisterna iraniane, përshkallëzohet përplasja...

8:58

Skënder Hita mbërrin në Korçë, takim me...

8:52

Shpërthim në një karburant në Tiranë, plagosen...

8:35

Temperatura deri në 35°C, parashikimi i motit...

8:26

“PISA 2025, dëftesë e jashtëzakonshme për Shqipërinë”,...

8:13

“Shmangni shpenzimet e panevojshme”, parashikimi i yjeve...

11:06

Los Blancos nisin fuqishëm, Interi dorëzohet në...

10:54

“Bisedimet SHBA-Iran kanë shkuar keq”, Katari bën...

10:32

Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj...

10:19

Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka...

10:07

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë,...

9:52

Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident...

9:35

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

9:16

Gjirokastër, zjarri i qëllimshëm përfshin një sipërfaqe...

9:10

Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama:...

9:04

AEK fiton në Champions! Pilios protagonist, Strakosha...

8:52

Rezultatet e PISA 2025, Kumbaro zbulon objektivat:...

8:45

Situata e zjarreve në vend, ja sa...

Më të klikuarat

  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Grabiten dy biznesmenë në Berat, hajdutët i marrin kasaforta...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.