Subscribe

Ndihma shtetërore per biznesin ka qene ne fokus te Këshillit Ekonomik Kombëtar. Gjate mbledhjes kryeministri Edi Rama ka theksuar se ne 3 vite janë rishikuar politikat e ndihmës shtetërore per te mbështetur sektorët prioritare si dhe per te mbështetur politikat per rritjen e punësimit.

“Për herë të parë ne kemi krijuar një mekanizëm që lidh ngushtë ndihmën shtetërore me punësimin, duke ndihmuar ata sektorë që garantojnë më shumë punësim për shqiptarët. Në vitin 2015 sektorët që përfituan më shumë nga ndihma shtetërore ishin bujqësia me 25 % të totalit, ujësjellës-kanalizime  me 7%, transporti me 7% dhe pastaj nxitja e punësimit me 4.6%.”

Rama ka shpjeguar se çdo kompani qe kërkon te aplikoje per te përfituar nga fondi i ndihmës shtetërore do te kaloje përmes një procesi, ku shqyrtohet impakti i kësaj ndihme në ekonomi në punësim e mjedis.

“Faktikisht me ndryshimet ligjore që kemi bërë këtë vit në ligjin e ndihmës shtetërore autoriteti i konkurrencës duhet shqyrtoje rast pas rasti të gjithë aplikimet. Autoriteti ka tashmë mundësinë që të parandalojë rastet kur skema të mëdha të ndihmës mund të sjellin pasoja negative si prishje rregullash të konkurrencës  apo kur mund të gjykohet se biznesi merr përmes ndihmës më shumë se sa i takon për atë që sjell si impakt. Roli që të paktën ligjërisht ka fituar autoriteti i konkurrencës është i ngjashëm në funksionin që Komisioni Europian ka për ndihmën e dhënë nga BE, pasi çdo skemë e rëndësishme kalon për miratim dhe aprovohet nga ky Komision, vetëm pasi është provuar impakti pozitiv në ekonomi dhe në fushën e konkurrencës.”

Sipas kryeministrit Rama vlera e ndihmës shtetërore në vitet 2007-2012 ka qenë pothuajse sa fatura që qeveria e kaluar la si borxhe të papaguara për investime apo shërbime të mara nga të tretët, plot 631 milion euro dhe përdorej ne kundërshtim me legjislacionin e BE dhe favorizonte konkurrencën e pandershme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *