E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama mbledh kandidatët për kryebashkiakë, jep porositë e fundit

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me të gjithë kandidatet për kryetar bashkie për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kreu I qeverisë do ti presë të gjithë kandidatet e mazhorancës për pushtetin vendor në pallatin e Kongreseve në orën 11:00 këtë të shtunë.

Takimi I Ramës me 61 kandidatët e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” vjen vetëm pak ditë pasi u zyrtarizuan emrat që do kërkojnë mandatet për të qeverisur bashkitë e vendit.

Takimi vjen në një moment tensioni politik pasi opozita e përfaqësues mbi të gjitha nga PD-LSI nuk është regjistruar në zgjedhje duke këmbëngulur në largimin e Ramës dhe formimin e një qëverie tranzitore që duhet të përgatisë zgjedhjet. Ndërsa Rama është i vendosur për të zhvilluar zgjedhjet me 30 qershor.

Reklamë

Në gjysmën e bashkive, kandidatet socialiste janë pa rivale ndërsa në bashkitë e tjera kandidojnë përballe emrave të mazhorancës, personalitetet nga Bindja Demokratike, parti të tjera të opozitës ose kandidate të pavarur.

Rama pritet tiu japë udhëzimet e fundit kandidateve socialist para nisjes zyrtare të fushatës elektorale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë