E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 18 minuta më parë
Politikë

Rama mbledh drejtuesit e PS në qarqe

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ne seline e PS në një takim mengjësin e kësaj të mërkure drejtuesit politik të PS në nivel qarqesh.

 

Kreu i qeverisë, njeherazi drejtues i forcës politike më të madhe në vend pak ditë më parë njoftoi edhe disa ndryshime ne Koordinatoret politik të PS në nivel qarku.

 

Reklamë

Më konkretisht ndryshimet kanë prekur drejtuesit politik në Lezhë, Shkodër dhe Durrës. Vetë kreu I qeverisë do të jetë në krye të angazhimit partiak për zgjedhjet e 2021 në qarkun e Durrësit pasi në dy fushatat e fundit për zgjedhjet parlamentare ka drejtuar ekipin e PS në Vlorë.

Ndërsa në Shkodër është prezantuar tashme para degës së PS, drejtuesi I ri Ilir Beqaj I cili pason në këtë pozicion Ditmir Bushatin.

 

Zgjedhjet janë vendosur nga ana e presidentit Meta në datën 25 prill 2021 kështu që edhe PS ka ndezur motorët e fushatës me takime të strukturave në nivel, bashkie, qarku dhe në nivel kombëtar.

Ky takim me koordinatoret e qarqeve do të pasojë edhe mbledhjen e Asamblese Kombëtare pas pak ditësh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë