E premte, 16 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama mbledh ditën e shtunë qeverinë në Dajt/ Çfarë pritet të diskutohet

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e shtunë qeverinë.

 

Reklamë

Është një traditë kjo e kryeministrit Rama, që gjithmonë pasi kthehet nga pushimet, mbledh kabinetin qeveritar në ato që quhen ritrite.

 

Reklamë

Në këto ritrite, bëhet një analizë e të gjitha objektivave që janë vendosur dhe që janë përmbushur nga ministrat në përgjatë 365 ditëve të vitit.

 

Vizion Plus mëson se takimi edhe këtë vit, ashtu si një vit më parë do të zhvillohet në një restorant në Dajt.

 

Përpara Ramës, ministrat do të flasin për punën e tyre, se sa i kanë përmbushur objektivat dhe se çfarë synohet të bëhet për përmirësim të situatës në ministritë përkatëse.

 

Pritet të shihet se si do shkojë takimi dhe nëse do të ketë apo jo detaje nga vetë kryeministri apo ministrat e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë