E hënë, 5 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama mbledh deputetët në Elbasan, diskutohet puna në Parlament dhe komunikimi gjatë vitit elektoral 

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte në Elbasan deputetët socialistë, për të bërë një analizë të punës dhe për tu dhënë porositë për vitin elektoral.

Diskutimet nisën rreth orës 10:00 dhe ato kanë në fokus arritjet e komisioneve të posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit”, dy nga nismat më të fundit të mazhorancës.

Reklamë

Gjatë ditës do të fokusohet edhe strategjia e re e komunikimit publik që duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit, punën në Parlament dhe mesazhet publike, deri në zgjedhjet parlamentare.

Vetë kryeministri pritet ta mbajë fjalën e tij në orët e drekës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë