Ndërkohe kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e se mërkurës ambasadoret. Ashtu siç njoftoi nje dite me pare Vizion Plus, takimi mësohet te kete patur ne fokus situatën e kultivimit te kanabis satives. Diplomatet Donald Lu dhe Romana Vlahutin janë pare te hyjnë ne kryeministri rreth orës 17:00. Ne takim ka qene i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Burimet i thane Vizion Plus se shefi i qeverise i ka njohur diplomatet me angazhimin e te gjitha institucioneve ligjzbatuese ne luftën kundër drogës. Vete kryeministri është shprehur per kete takim ne rrjetin social Facebook. Takim i dobishëm me miq, partnere, përfaqësues te huaj ne vend për suksesin e represionit policor dhe sfidën e parandalimit te kanabisit, shkruan Rama ne profilin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *