Subscribe

Pasi brenda një viti, vendosja e reciprocitetit të targave ndez tensionet në pikat veriore të kalimit mes Kosovës dhe Serbisë, qëndrimi i kryeministrit Edi Rama është i njëjtë. Kosova është në të drejtën e saj. Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç i rikujtoi se vendosja e targave është një marrëveshje e dakordësuar mes Beogradit dhe Prishtinës me prani të Brukselit.

 

 

Dakordësi për reciprocitet, por jo për qëndrimin e Prishtinës zyrtare ndaj Ballkanit të Hapur. Me gjithë kërcënimet, bllokimin e rrugëve dhe përdorimin e armëve nga serbët e veriut të Kosovës, Edi Rama nuk tërhiqet nga nisma, madje mendon se ajo i shërben procesit të dialogut mes dy vendeve.

 

 

Në të parën vizitë të një kryeministri spanjoll në Shqipëri i takoi Pedro Sanchez të deklaronte se Spanja nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, të paktën për aq kohë sa ai do të jetë në krye të qeverisë së Madridit.

 

PEDRO SANCHEZ

KRYEMINISTER I SPANJES

 

Unë mendoj që miqtë e mirë, siç janë Spanja dhe Shqipëria, mund të kenë dhe ndryshimet e veta, mund të kenë dhe mosmarrëveshjet e veta. Ne këtë gjë kemi sepse ne mendojmë që një deklaratë e njëanshme për pavarësi, – ky është mendimi, opinioni i qeverisë spanjolle, me gjithë respektin që kam për opinionin e qeverisë shqiptare, – por ne mendojmë që është shkelur e drejta ndërkombëtare, ndaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi. Me gjithë respektin që kemi për popullin shqiptar, por një opinion që nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare.

 

Me nisjen e negociatave anëtarësuse të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe me konfliktin në zhvillim mes Ukrainës dhe Rusisë, kryeministri spanjoll vlerësoi si thelbësore mbrojtjen e integritetit territorial të Ballkanit Perëndimor.

 

 

PEDRO SANCHEZ

KRYEMINISTER I SPANJES

 

Unë mendoj se është e rëndësishme që duhet jemi të ndërgjegjshëm se invazioni i Putinit në Ukrainë nuk mund të shtyjë zgjidhjen e konflikteve. Dy rrugët, ajo e integrimit më të madh dhe përkrahja e Ballkanit Perëndimor duhet t’i shohim me optimizëm për të ardhmen europiane. Unë mendoj që këto janë dy detyra që ne kemi përpara, ne evropianët dhe qeveritë europiane dhe padyshim, përfshirja e Ballkanit do ta forcojë dhe do t’i shtojë anëtarët e Bashkimit Europian.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *