E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 22 minuta më parë
Politikë

Rama mbërrin në Bari, pritet nga ministri Luigi Di Maio

Kryeministri Edi Rama mbërriti pasditen e kësaj të premteje në Bari të Italisë.

Kreu i qeverisë u prit nga ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio dhe guvernatori i rajonit të Puglias, Michele Emiliano.

Vizita dy ditore në vendin fqinj do të realizohet për të kujtuar 30-vjetorin e eksodit masiv shqiptar drejt Italisë në 6 mars të vitit 1991.

Në fillim të marsit të vitit 1991, mijëra shqiptarë u larguan nga vendi, duke shfrytëzuar anijet e ankoruara në kalatat e portit më të madh të Shqipërisë, nga ku u nisën dhjetra anije dhe motopeshkatore me qytetarë shqiptarë kryesisht drejt brigjeve italiane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë