Subscribe

Kryeministri Edi Rama riperseriti apelin drejtuar Serbise per te liruar menjehere tre policet e Kosoves qe mbahen ne burg prej disa ditesh.

 

Rama shtoi se marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë varen nga lirimi i tre policëve.

 

“Fakti që tre policë në këtë rast janë shqiptarë të Kosovës, por të njëjtin qëndrim do të mbaja edhe nëse do ishin tre police serb do të mbaheshin peng nga një shtet pa bërë asnjë krim. Kjo ndikon në marrëdhënie tona dhe kjo tregon se Serbia duhet që të angazhohet më seriozisht në marrëdhëniet me ne. Nuk është vetëm fakti që janë policë shqiptarë, por janë tre njerëz që mbahen peng nga një shtet dhe mbulohet me faktin u arrestua ky dhe ai, nuk ka lidhje edhe sikur të jenë të vërteta pretendimet se ata  kishin kaluar kufirin, një shtet demokratik nuk reagon në një mënyrë të tillë. Pretendimet që Serbia ka për arrestimet në Kosovë ka ku I adreson, ti adresojë te organizmat që janë atje për të sqaruar dhe monitoruar situatën, kjo është rruga e një shteti demokratik. Jemi shumë aktiv për lirimin e tyre në shumë kanale dhe as nuk diskutohet se për sa kohë ato njerëz janë atje marrëdhënie tona. Uroj që lirimi i tyre të ndodhë sa më parë, çdo ditë është e dëmshme, jo vetëm për marrëdhënie tona, por është e dëmshme për Serbinë, rajonin dhe nuk ka asnjë lloj përfitimi duke mbajtur në burg tre policë për shkelje kufiri. Serbia nuk e njeh atë kufi, apo tani po e njeh shtetin e Kosovës kjo është një lajthitje shtetërore dhe nuk bëhet fjalë për asnjë marrëdhënie tjetër në këtë drejtim është pasojë e një fakti.

 

 

Rama shtoi se ai nuk eshte i embek me Albinin mirepo ne këtë pikë eshte dakord me Albinin dhe pa u liruar të tre  policet nuk do të bëj asgjë.

 

Nuk është rasti se ato njerëz kanë bërë krime, siç është rasti i arrestimeve në Kosovë, por janë tre policë që e kanë kaluar një vijë të pa qartë”, ka thënë Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *