Parlamenti ka hedhur nje hap tjeter drejt ndryshimit te sistemit zgjedhor dhe hapjes se listave te kandidateve per deputet.

Kryeministri Edi Rama ka dakodesuar nje marreveshje me opoziten parlamentare per miratimin e marreveshjes se 5 qershorit dhe ndryshimin e kushtetutes.

Marreveshja parashikon se palet angazhohen per zgjedhje te lira e te ndershme, ku qytetaret kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik. Drafti ka 3 pika, e para qe te enjten votohet marreveshja me partine demokratike, e dyta qe ne 30 korrik votohet ndryshimi i kushtetutes per hapjen e lista e dhe pika e trete qe do te vazhdoje dialogu me opoziten per te reflektuar ne kod ndryshimin e sistemit.

“I kenaqur sepse kemi arritur nje konsensus te gjere edhe pse jo total per te votuar marreveshjen e 25 qershorit dhe kemi arritur konsensus te plote qe tu japim mundesine shqiptareve per te votuar deputetin qe duan”, tha Rama.

E tashme qe mazhoranca i ka votat per te votuar edhe kodin edhe ndryshimin kushtetues, kryeministri Rama ka kerkuar qe neser te mblidhet Keshilli Politik per te diskutuar kete here ndryshimet ne kodin zgjedhor qe duhen realizuar si pasoje e hapjes se listave.

“Përfitoj nga rasti duke u nisur edhe nga mbledhja e djeshme i bëj thirrje Bashës që të mos bëjë gabimet e së shkuarës por të vazhdojmë punën  së bashku. “

Mes 4 firmetareve te marreveshjes, vetem Myslym Murrizi ka vendosur nje shenim ku sqaron se nuk do te votoje draftin e dakordesuar me PD.

Por me apo pa voten e Murrizit, mazhoranca nuk e ka problem kuorumin e nevojshem per te votuar pasneser marreveshjen me Partine Demokratike.

Ajo qe mbetet ende e paqarte eshte si do te reagoje Partia Demokratike ndaj ndryshimeve kushtetuese, pasi duke qene jashte parlamentit nuk ka asnje mundesi t’i ndaloje ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *