E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 00:25 Në vijim ora 00:25: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Mandati i tretë, domosdoshmëri, unë nuk i lë në mes punët

Kryeministri Edi Rama vijoi edhe këtë të shtunë turin e tij të bashkëbisedimit me qytetarët. Ai ishte në Fier, nga ku fillimisht thumboi Ilir Metën dhe persona të tjerë të cilën e kanë kritikuar ashpër planin e qeverisë për të vaksinuar personalitetet mbi 80 vjeç.

 

Reklamë

“Një filozof që shfaqet shpesh me qëndrime të hatashme, thoshte genocide. Presidenti thoshte ndarje klasore, diktaturë. Dmth është ndarje klasore që një mbi 80 vjeçare si Tinka Kurtin ta vaksinosh, kur fillon vaksinimi e më të moshuarve. Eshtë ndarje klasore dhe diktaturë të vaksinosh Alfred Moisiun ndërkohë që jo, si të gjithë të tjerët e asaj kategorie ata do të vaksionohen. Por mos të harrojmë dhe diçka që vaksinimi tyre është dhe një ndihmë që i jepet fushatës së vaksinimit për të kaluar mesazhin që duhet të vaksinohemi sepse është gjëja e duhur, në kushtet kur ka lloj e lloj teorish konspiracioni dhe lloj e lloj sharlatanësh që flasin për cipa që do futen përmes vaksinës për t’i përgjuar këta kur mblidhen në kafene edhe tallen e shajnë e përqeshin.”

 

Duke u ndalur tek opozita, Rama ironizoi programin e saj.

 

“Ne nuk jemi në kushtet kur bëjmë programe elektorale, do bëjmë tramvajin, do bëjmë mullinjtë me erë, do japim laptop për çdo shtëpi, do japim nga një iPhone për çdo dhomë. Ne jemi sot në qeveri, do jemi prap pas 25 prillit.

 

Por kreu i qeverisë artikuloi një premtim, të cilin u shpreh se shumë shpejt do të materializohet në programin elektoral.

 

“Sot ne e kemi pagën 300 mijë lekë pa taksa, ta bëjmë 400 mijë lekë pa taksa, d.m.th kush paguhet deri në 400 mijë lekë mos të paguajë taksë mbi pagën, jo tatim mbi të ardhurat.”

 

E në fund Edi Rama duke përmendur dy beteja që sipas tij ende nuk janë mbyllur, atë të rindërtimit dhe të vaksinimit, u shpreh i bindur se askush tjetër nuk mund t’i realizojë veç tij.

 

“Mandatet nuk janë për mua qëllime, janë mjete. Mandati i tretë s’është qëllim në vetvete, është një mjet për të realizuar qëllimet. Dhe qëllimet janë shumë të qarta, dihen dhe patjetër që njerëzit duhet t’i bëjnë vetes pyetjen se kush mund t’i realizojë. Po unë besoj që unë nuk hy tek ata që i lë në mes betejat dhe punët dhe ka disa beteja shumë të rëndësishme që duhet të fitohen dhe nuk janë fituar ende dhe unë nuk mendoj që të tjerët mund t’i fitojnë. Përkundrazi, jam i bindur që të tjetërt nuk i fitojnë dot.”

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë