Subscribe

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në Pogradec, ku pa nga afër investimet që po kryhen në këtë zonë dhe dha lajmin që së shpejti do të nisë puna për Lungogalon në zonën e liqenit.

 

Sipas tij, ky projekt do t’i japë një pamje tjetër qytetit. Kreu i qeverisë nuk kurseu lëvdatat për kryebashkiakun. Ai nuk la pa “thumbuar” ish-kryebashkiakun demokrat, që sipas tij, nuk bashkëpunoi saç duhet për të çuar projektet përpara.

 

 “Besoj që me fillimin e punës për Lungolagon të zonës së liqenit dhe të pjesë më panoramike të liqenit do të jetë një transformim që do të verë kapak gjithë këtij procesi që mund të kishte qenë më i shpejtë, nëse do të kishim patur më shpejt kryetarin e bashkisë që kemi sot besoj. Ishte fatkeqësi e madhe që të ngeli Pogradeci si zonë lufte e ftohtë. Deri në Librazhd kemi bërë gjithë ato investime, transformim. Pastaj në Korçë dihet sa është bërë, kurse këtu ngeli sikur i kaloje në një zonë të luftës së ftohtë për shkak të pushtetit vendor që ishte komplet i pa angazhuar në bashkëpunim,” – nënvizon edhe Kryeministri Rama.

 

Ndërkohë është gati projekti i dy zonave historike, ku njësoj si në Korçë e në Vlorë, do të bëhet rehabilitimi i thellë i shtëpive të vjetra, përfshirë edhe shtëpitë e Lasgushit e të Mitrushit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *