Subscribe

Kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë mëdyshje se më 25 prill partitë opozitare do të humbasin.

 

Nga Ballshi, ku zhvilloi takimin e radhës elektoral, kryesocialisti i sulmoi kundërshtarët politikë.

 

Për kryedemokratin Lulzim Basha, ai tha se kërkon vetëm gjumë dhe nuk mund të punojë për Shqipërinë.

 

“Kërcënimi i madh është që ata gjithçka mund ta kthejnë mbrapa, siç e kanë kthyer gjithmonë. Me ta është kohë e humbur dhe Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, për të fjetur gjumë, por për më shumë punë. Askush tjetër nuk e bën dot këtë sepse janë dembelë, gjumashë dhe sherrxhinj. Se kur fle shumë gjumë, bën dhe shumë sherr, se sa herë që të vjen dikush, të duket sikur të prish gjumin, edhe kur je zgjuar. Ngado ta kthejmë kokën në çdo sektor, jemi në një kantier. Tani mbyllen kantieret që të çojmë Lulin të fle atje? Në 25 prill do festojë humbjen, që do jetë një fitore më e madhe do thotë se sa humbja herën tjetër. Ai është i lindur për të festuar humbjet si fitore. Po puna është se fle Luli, po nuk fle Saliu e nuk fle Iliri, po edhe sikur këta të dremisin, nuk fle Monika. Kur voton Lulin është njësoj sikur ble një nga ato vezët çokollatës e hap dhe brenda të del xhindi dhe jo një po tre dhe të thyhen dhëmbët e të rroftë lezeti i çokollatës në fillim. Do më thoni pse është Gjino, po se është realisht Gjino, nuk e keni parë? Saliu është gogoli që fshihet pas qytetarit dixhital, Ilir thotë vetëm “burg, burg”, duket sikur e thotë që t’i nxjerri frikën vetes. Monika po ‘filxhan, filxhan’.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *