Rama: Luli është kukull! Nëse PD vjen në pushtet, harrojeni procesin e vaksinimit

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bëshkëbisedimi me qytetarët në Fier, e quajti Lulzim Bashën një kukull të PD, ndërsa Ilir Metën dhe Sali Berishën, përgjegjësit që e kthyen Shqipërinë në “një plaçkë të bërë copash”.
Sipas kreut të qeverisë, nëse PD merr pushtetin pas 25 prillit, procesi i vaksinimit do të kthehet në një humbje, ndërsa procesi i rindërtimit do të zvarritet.
“Me Lulin nuk duhet të merreshim fare se është thjeshtë një kukull, është Gjino që shërben për të krijuar një dasmë dhe ka një dhëndër të ri, ndërsa trimi që gjuan me gurë atje dihet që është Iliri. Ashtu siç dihet shumë mirë pse i ati i Gjinos kërkon Marigonë. Por Marigoja është Shqipëria që kërkon ta kthejë në një plaçkë që e ka bërë copash. Kjo s’ka për të ndodhur më, pasi ne do e ngremë në një nivel tjetër dhe do e bëjnë të pakthyeshëm këtë gjë dhe për këtë duhet mandati i tretë. Mandati i tretë është një mandat për të garantuar atë që kemi arritur dhe krijuar kushtet për të krijuar kushtet që ky kthim pas të mos ndodh më.”
Sa i përket deklaratës së kryedemokratit, i cili përsërit vazhdimisht se PD ka futur Shqipërinë në NATO, Rama u shpreh se këtë gjë e ka bërë SHBA.
“Shqipërinë në NATO e ka futur SHBA. Ky vend ka qenë është dhe do të jetë një vend që do të shkoj në luftë me SHBA dhe NATO-së si ven di NATO-s. Po ja ta zëmë se, po arsimi po shëndetësi, ku janë këta. E përfytyroni një moment sikur COVID të na kishte gjetur me spitalet e tyre. Në do të ishim bërë jo gaz i botës, por parodia e kontinentit. Këto nuk kishin asnjë autoambulancë. Ky është fakt. Do të vazhdojmë punën për ti ngritur këto një një nivel tjetër, apo do të kthehemi prap në kohën kur shtyheshin ambulancat.”




