E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Lulëzim, shqiptarët duan bashkim!

I menjëhershëm ishte kundërpërgjigja e kryeministrit Edi Rama, pasi kreu i PD, Lulzim Basha reagoi për ftesën e tij për bashkëpunim. Po në “Twitter”, Rama i kërkoi edhe një herë Bashës të shkëpusë marrëdhëniet me Ilir Metën dhe Sali Berishën sepse shqiptarët duan bashkimin e tyre.

 

“Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?”

 

Basha më parë deklaroi i prerë se nuk ekziston asnjë mundësi për bashkëpunim mes tij dhe Edi Ramës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë