Subscribe

Kryeministri Edi Rama komentoi këtë të enjte listën e PD në Vlorë. Për kreun e qeverisë, ajo është një listë e paligjshme, ndërsa theksoi se në të nuk ka asnjë përfaqësues për komunitetin grek e çam.

 

“Ne kemi zgjedhur ta bëjmë këtë komunikim me një format të kufizuar, përderisa ligji është 10 ne kemi 10 ndërkohë që lista është me 12. Pala tjetër ka sjellë një listë të paligjshme me 17 kandidatë. Është tregues i një çorientimi dhe i një talljeje brenda për brenda për t’i futur njërëzit në sherr me njëri-tjetrin. Çuditërisht edhe pse janë 17 vetë nuk është gjetur një emër për minoritetin grek apo komunitetin çam. Ndërkohë që qoftë sekseri i Çamërisë, qoftë sekseri i Greqisë kanë vajtur në listën e Tiranës. Ky është një tregues i qartë për të gjithë shqiptarët për të parë se me kë mund të shkojë Shqipëria para dhe më kë mund të bëhet qesharake. Si mund që t’i ofrohet Vlorës Leskua si komandant, një njeri i njësuar me alkoolin, degradimin, shpërfytyrimin e personit publik. Si kryetar i KLSH-së bënte mundje të lira nëpër lokale lart e poshtë në Shqipëri. Është një nga fosilet që ka prezantuar PD. Asnjë banor Vlore në skuadër, ndërkohë që disa janë futur te 17-a për t’i thënë që jeni futur edhe ju.”

 

Edi Rama tha se nëse votohet opozita në 25 prill, Shqipëria do të ngelë në lluc. Ndërsa me PS, premtoi ecjen përpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *