Kryeministri Edi Rama pa mbledhjes së qeverisë të zhvilluar këtë të mërkurë në Kukës, në një deklaratë për mediat ka komentuar për temat që janë diskutuar në këtë mbledhje.

 

Kryeministri u shpreh se kanë përfunduar procedurat dhe se në fillim të vitit do të nisë puna për ndërtimin e aeroportit të ri të Kukësit tërësisht nga fillimi.

 

“Kemi avancuar me procedurën për aeroportin e  Kukësit dhe deri në javën e dytë të dhjetorit do të mbyllet procedura dhe më pas një nevojitet një periudhë e shkurtër për përcaktimin e kontratës dhe ambicia është që brenda muajit janar të vitit që vjen, maksimumi në shkurt do të nisë punë për kantierin e ri të Aeroportit në Kukës. Dua të theksoj se nuk bëhet fjalë për çeljen e aeroportit që kemi, por bëhet fjalë për një aeroport të ri. Jemi shumë të inkurajuar me diskutimet që kemi bërë me ekspertët. Aeroporti do ketë rol të madh në zonë, sa i përket edhe punësimit”.

 

Gjithashtu nga Kukësi shefi i qeverisë ka komentuar dhe procedurat për projektligjin për ndalimin e alkolit te të rinjtë nën 18 vjeç. Përveç alkolit Rama ka thënë se për të gjithë ato persona që janë nën këtë kufi moshe nuk do të lejohet as frekuentimi i lokaleve të natës.

 

Kryeministri bëri me dije se ligji për ndalimin e alkoolit do të shkojë në Parlament shumë shpejt, pasi sipas tij, situata ka shkuar në atë pikë sa nuk mund të tolerohet më.

 

“Ligji do të shkojë në Parlament. Masat janë shumë të rënda dhe duke sanksionuar rëndë të gjithë lokalet që shkelin këtë ligj dhe që do të pranojnë të hyjnë në dyert e tyre gjatë orëve të mësimit pavarësisht nëse marrin apo nuk marrin alkool. Ndëshkimet do të jenë ekstreme. Pas mbylljes së pikave të basteve dhe lojërave të fatit, ana tjetër është mbrojtja e domosdoshme e adoleshentëve nga alkooli.  Gjërat kanë shkuar në një pikë që nuk mund të tolerohet më në bashkëpunim me shkollën dhe prindërit. Do të ndalohet frekuentimi i adoleshentëve në klubet e natës. Vetëm kur të jenë të shoqëruar me prindër apo mësuesve, ndryshe do të jetë e ndaluar rreptësisht. Masat do të jenë të rënda, që do të shkojë deri në mbylljen e lokaleve për një vit duke ua bërë të pamundur dhënien me qira të lokaleve.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *