E hënë, 21 Shtator 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama-Basha, shkëmbim letrash për dialog

Kryeministri Edi Rama zyrtarizoi kërkesën e bërë një ditë më parë, për t’u ulur në një tryeze dialogu me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, per reformën në drejtësi. Në letrën drejtuar Bashës, Rama kërkon të ngrihet bashkërisht një forum mes shumicës dhe pakicës, pa prezencën e ndërkombëtareve.

 “Ne këndvështrimin tonë, ky forum i përbashkët, nuk do të zëvendësojë apo paralizojë asnjë instancë të komunikimit institucional, të përhershëm apo të përkohshëm, mes koalicionit qeverisës dhe opozitës. Ky sipas nesh do të ishte, natyrisht nëse edhe ju do të keni të njëjtin vullnet, si ne për të diskutuar hapur sy më sy, sipas axhendave e modaliteteve të dakordësuara plotësisht, një mekanizëm më shumë, në komunikimin e nevojshëm mes palëve politike në Shqipëri. Jemi plotësisht te hapur për çdo propozim nga ana juaj lidhur me formatin e me mënyrën e funksionimit të këtij forumi”- thuhet në letrën e Ramës.

Afro shtate ore me vone lideri i opozitës i është përgjigjur po nëpërmjet letrës publike kundërshtarit te tij politik. Megjithëse e konsideron ftesën te vonuar, Lulzim Basha tregohet i gatshëm per t’u ulur ne bisedime, por thekson se dialogu duhet te zhvillohet sipas parimeve kushtetuese.

“Si gjithmonë jam i gatshëm te takohemi per çështjet me te rendesishme: zbatimi pa pengesa i dekriminalizimit, krijimi i kushteve për zgjedhje te lira e te ndershme, vijimi i duhur i reformës ne drejtësi dhe çështje te tjera përfshire nje reforme te plote kushtetuese. Ne nuk mund te takohemi asesei per te diskutuar opsione antikushtetuese me vetëdijen se mund te mos biem dakord dhe antikushtetushmeria te vazhdoje si normalitet”.

Reklamë

Ne mbyllje te përgjigjes drejtuar kryeministrit, Basha kërkon si prove te domosdoshme nga ana e mazhorances zbatimin e menjëhershëm te vendimit te Gjykatës per interpretimin e nenit 70 pika 4 e Kushtetutës.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë