Kryeministri Edi Rama, në nje letër dërguar krerëve të qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, i  informon mbi masat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Në letër Rama shkruan se Shqipëria nuk është më kryeqyteti evropian i kanabisit. “Industria e kanabisit po vdes.

 

Ne jemi të përkushtuar për ta ndaluar një herë e përgjithmonë në fund të këtij viti”, shkruan shefi i qeverisë shqiptare. Rama thekson se qeveria e drejtuar prej tij, po punon ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të eliminuar edhe pasuritë e paligjshme të vendosura nga trafikimi i kanabisit. “Ne i detyrohemi shumë BE-së për ndihmën teknike dhe ekonomike. Por ne i detyrohemi më shumë aspiratës tonë të angazhohemi dhe të jemi pjesë e BE-së dhe komunitetit të kombeve, që ndajnë vlerat dhe respektin për demokracinë dhe zbatimin e ligjit”, shkruan Rama. Në letër, kryeministri, siguron homologët europianë për angazhimin e qeverisë për të çuar përpara hapjen e negociatave me BE.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *