E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Legalizojmë kanabisin për përdorim mjekësor, amnistohen lekët e emigrantëve

Në emër të popullit, kryeministri Edi Rama i hap rrugën legalizimit të kanabisit për arsye mjekësore.

 

Reklamë

Pasi nuk e bëri dot vetë dy vite më parë, tanimë Edi Rama thotë se ky vendim do të merret sepse e duan edhe qytetarët. Sipas kryeministrit, lejimi i kultivimit, përpunimit dhe eksportimit të kanabisit për qëllime mjekësore nën kontrollin e shtetit është mbështetur nga 61 për qind e mbi 500 mijë qytetarëve të pyetura nga qeveria.

 

Reklamë

EDI RAMA

“Ne do te hapin nje front te ri pune dhe rritje ekonomike perveçse rritje dhe ne aspektin teknologji. S’ka dileme per kete. Ç’ka qytetaret kane thene ajo do te behet, kjo nuk diskutohet” 

 

Po në përgjigje të popullatës që mori pjesë në Këshillimin Kombëtar, qeveria do të angazhohet që për paratë që emigrantët kanë bërë jashtë vendit, të mos kërkohet burimi. Ato të amnistohen me qëllimin për t’i depozituar në bankat në vendlindje.

 

“Eshte e patolerueshme qe edhe per te sjelle 30 mije paund nga Britania e Madhe duhet te kalojne nje kalvar te madhe edhe ketu, me bllokime, verifikime, certifikime hetime, eshte e patolerueshme. Çdo pike djerse emigrante duhet te çmohet ne menyre financiare duke u formalizuar.”

 

Edhe pa mendimin pro të 67 për qind të të pyeturve, kryeministri Edi Rama e kishte lajmëruar se Shqipëria do të kërkonte zyrtarisht shkëputjen nga Maqedonia e Veriut në procesin anëtarësues në Bashkimin Evropian. Tanimë, qeveria do t’i drejtohet kancelarive të Evropës edhe me qëndrimin e vetë shqiptarëve.

 

“Kursi yne do te jete komplet i ri. Ne do te kerkojme ndarjen nga Maqedonia e Veriut ne menyre absolute. Do ta bejme me çdo instance, me çdo qeveri te BE, do ta bejme me Brukselin, do ta bejme me te gjithe” 

Nga 12 pyetjet që qeveria i drejtoi qytetarëve, në të vetmen që janë shprehur kundër, është për hyrjen me certifikatë vaksinimi në mjediset e mbyllura. Në të 11 të tjerat nga vazhdimi i nismës Ballkani i Hapur, pezullimi i menjëhershëm i magjistratëve të pavotuar për vendimmarrje të padrejta apo ashpërsimi i gjobave ndaj biznesit të madh për evazion fiskal mbi 500 mijë të pyeturit janë dakord.

 

Duke e ndarë përgjegjësinë e këtyre vendimmarrjeve me popullin, Edi Rama u dërgoi një mesazh edhe ndërkombëtarëve, e veçmas atyre që nuk i kanë mirëpritur nisma si amnistia fiskale apo legalizimi i kanabisit për mjekësi.

 

“Tani kete gje duhet ta marrin parasysh edhe partneret tane, qe ketu duhet te behet ajo gje qe thote populli shqiptar.”  

Me gjithë marzhin e lartë të gabimit që prodhon Këshillimi Kombëtar për aq kohë sa formularët janë plotësuar në tre mënyra online, me postë dhe fizikisht në kushtet e anonimatit. Edi Rama thotë se ndihet i lehtësuar për vendimmarrjet e ardhshme të qeverisë.

 

“Nuk e perjashtojme qe mund te kete pasur qytetare qe mund te jene shprehur me shume se nje here. Ndodhi te tilla jane statitikishte te parendesishme” 

Kuvendimi me popullin do të bëhet traditë, ku përveç pyetjeve të qeverisë, do t’u jepet mundësia edhe qytetarëve të bëjnë sugjerimet e tyre. Nga anketimi do të jenë të përjashtuara çështje që kërkojnë jo vetëm ndryshim të kushtetutës por edhe një diskutim më të gjerë sa politik dhe mes ekspertësh, si për shembull zgjedhja e presidentit nga populli.

 

“Tani normal qe te gjitheve iu eshte ngaterruar fotografia rolit te presidentit pasi kemi pasur nje fatkeqesi natyrore vitet e fundit. Une personalisht jam kunder qe ne nje republike si e jona, presidenti te zgjidhet nga populli”. 

Vazhdo të lexosh

Reklamë