Nga Cërriku gjatë një takimi më fermerët, kryesocialisti Edi Rama premtoi se brenda 2030 pensioni minimal do të shkojë 200 euro.
“Na ra goja duke iu thënë njerëzve që mos e hani karamelen që në sipërfaqe është e ëmbël, por në brendi është e hidhur të marrjes së pagave në dorë. Të duket sikur merr pak më shumë por në fakt po i bën gropën vetes kur të dalësh në pension. Ai që po ta bën këtë po të vjedh pensionin. Kjo ka sjellë të rritet në mënyrë të ndjeshme kontributi në sigurime shoqërore. Në Shqipërinë 2030, synojmë që minimumi, kjo do të varet nga rritja ekonomike dhe BE, pensionin minimal 200 euro për të gjithë që është ajo që thatë ju”, tha Rama.
Sa i përket legalizimeve, Rama njoftoi se do të mbyllen të gjtiha brenda viti 2028.
“Janë kryer 270 mijë legalizime. Kanë mbetur edhe rreth 60 mijë tjera, sepse janë shumë. Duam që të mbyllet bashkë me inventarizimin përfundimtar të pronës në 2028, dhe për këtë arsye kemi futur edhe bashkitë në lojë, që ta mbyllim këtë proces. Shpresoj shumë që kush ka pritur gjatë nuk do presin më aq sa ka pritur, por duhet edhe pak durim. Kur ne kemi marrë detyrën janë bërë 21 mijë legalizime, dhe një pjesë e tyre ishin kriminale komplet, të paimagjinueshme”, tha Rama.
Në mbyllje, Rama iu bëri thirrje fermerëve të Cërrikut për investime të përbashkëta duke argumentuar se bashkia duhet të jetë pjesë e këtyre projekteve./vizionplus.tv





