E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama: Kyçja e fakulteteve, fytyra e vërtetë e pengmarrësve të protestës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve dhe ne menyre te veçante gozhdimin e dyervve te fakulteteve.

 

Në një postim në Twitter, Rama ka deklaruar se mbyllja me dhunë e dyerve të fakulteteve është fytyra kuptimplotë që protesta e studentëve është marrë peng.

 

Reklamë

Siaps kreut të qeverisë, realzimi i kërkesave të studentëve tashmë ka hyrë në një fazë dialogu dhe se do të përmbushet çdo pikë.

 

“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh #MeStudentët”

Vazhdo të lexosh

Reklamë