E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Kush gënjen…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetin social Facebook, njoftimin për shtyp të Zyrës së Komisionerit, Johanes Hann, pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha.

 

Kryeministri Rama në fillim të postimi të tij shtron pyetjen kush gënjen?

 

Reklamë

Më poshtë postimi i plotë i Kryeministrit Rama:

 

“KUSH GENJEN? (7)

 

Takimi Basha-Hahn/ Zyra e eurokomisionerit: Mesazhet që iu dhanë kreut të PD-së

 

Pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha, në Maltë, RTSH kontaktoi dhe me kabinetin e Komisionerit për zgjerimin Johanes Hahn.

 

Reagimi i zyrës së komisionerit: Komisioneri përsëriti se debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda parlamentit. Bashkëpunimi i qeverisë dhe opozitës është vendimtar për ambicien e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Komisioneri përsëriti gjithashtu rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje.

 

Është me rëndësi të madhe që të ruhet vazhdimësia parlamentare në një kohë kur reformat thelbësore janë në rendin e ditës së parlamentit, të tilla si ngritja e organeve të verifikimit për reformën në drejtësi dhe reforma zgjedhore, përfshirë ndjekjen e rekomandimeve të vëzhguesve zgjedhor të OSBE/ODIHR-it, të cilat janë të domosdoshme për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, më pas, këtë vit.

 

Siç është shprehur Komisioneri: Këto reforma janë vendimtare për Shqipërinë për të ecur përpara në rrugën e saj të integrimit në BE”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë